As Qetsori nuk ia doli dot, TCH luan kartën e fundit dhe fut në BBV Donaldin për të rrëzuar Luizin?

0
570
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Çfarë nuk po dëgjojmë çdo ditë. Edhe kjo na duhej?! Prit, më lër të flas. Më li të flas* Po, jepi. Që dje, kur Romeo Veshaj u shpreh se do të jetë i vetëm në sezonin e radhës të “Më lër të flas”…





Do të jetë apo këtë donte ai të besonim ne? Nuk e di këtë gjë, mbetet për t’u parë. Të lutem, më lër të flas.





Më fal, vazhdo. Po thoja që fill pasi u përhap lajmi që Donaldi nuk do të jetë këtë sezon në “Më lër të flas”, disa ndjekës komentuan se mos ndoshta do të futet në “Big Brother”.





Krejt nga hiçi? Siç duket po. Mirëpo tani ka disa postime të çuditshme.Që janë? Sara Hoxha shkroi: “Po Donald Veshaj ku është?





Apo mos vallë do të rikthehet te shtëpia e tij e preferuar?”.Ëhë. Po pastaj?! “Ta shohim, prisni dhe pak” u përgjigj Donaldi.





Pra, është e sigurt që nuk do të jetë Donaldi në “Më lër të flas”. Nuk di ta them këtë, por postimet e Borës dhe Donaldit për shembull këtë lënë të nënkuptuar.





Edhe një herë, ndoshta këtë duan ata të besojmë ne. Ti dyshon çdo gjë? Gjithmonë?Jo. Por më duket disi e çuditshme hyrja e Donaldit në BBVA. Maksimumi mund të hyjë si “i filtruar” *me zërin e Maestros* ose për ndonjë rreng banorëve. Ndoshta.






Sidoqoftë, dikush t’i thotë produksionit të BBVA që do të ketë dhe “Big Brother 3”; nuk kanë pse i fusin të gjithë personazhet këtë sezon. Qartë. /Burimi: Anabel.al





Zjarr Tv Ad