“Asgjë e paparashikuar”, Rama ka një pyetje për opozitarët

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë për zhvillimet e fundit në vend. Ai e cilëson gjithçka të parashikuar, duke e quajtur aksionin e opozitës, “revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu”.

Kreu i maxhorancës ka një pyetje për mbështetësit e opozitës.

“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD-LSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!”, shkruan Rama në Twitter.

Prej rreth 48 orësh në të gjitha bashkitë ku qeveris opozita ka pasur tensione e në disa raste përleshje mes policisë bashkiake e asaj të rëndit për shkak KZAZ-ve. Bashkitë e djathta kërkojnë lirimin e ambienteve që administrohen prej tyre në zbatim të dekretit të Presidentit, nga ana tjetër policia mbron këto ambiente me urdhër nga qeveria.

Ndërkohë që maxhoranca ka bërë gati ligjin për ashpërsim të kodit penal për krimet zgjedhore, i cili pritet të miratohet në seancën e nesërme parlamentare. Sipas nismës së miratuar nga komisioni, të gjithë personat që do të kryejnë krime zgjedhore, duke cënuar zgjedhjet dhe sistemin demokratik, nuk do të shkelin dot jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vite.

 

Zjarr Tv Ad