“Asgjë nuk e shpëton më K.M”- Ilir Meta sfindon Edi Ramën: I sëmuri psiqik dhe delet e Kuvendit qenkan shqetësuar nga I.M! Autoriteti i Dosjeve, instrument propaganda

0
225
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se ai do qëndrojë në politike edhe për 30-40 vitet e ardhshme.

Meta tha se ka ëndrra e tij është që të bëhët kryetari i Referendumit që të ccojë në shtëpi qeverinë Rama dhe Parlamentin e ‘deleve’, sicc i quajti ai.

“Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhim politik, jo se nuk ka bërë gabime. Është këtu dhe do jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetën e tij dhe do vazhdojë dhe 30-40 vjetë të tjera.

Ëndrra dhe dëshira ime tani është të behëm sa më parë kryetari i Referendumit. Një kryeministër, një qeveri del kundër popullit, ikën qeveria dhe Parlamenti. S’ka nevojë ta bëjmë 10 herë, por vetëm 1 herë.

Do e padisni autoritetin?

Nuk ekziston më Autoriteti për mua. Emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Për nevojat e një të sëmuri psiqik dhe deleve të Kuvendit. Qenka shqetësuar gjithë populli për I.M që ka ardhur Ilir Meta se ka dëmtuar dikë në 88 dhe 89. E kuptoni çfarë më mjerimi është për ta.  Ku ka më autoritet Dosjesh? Të bëjnë ligj për një person? Kush i ka penguar, ata e dinë si është puna e I.M apo I.M-ve për këtë lojë që po hapin do e mbajnë ata përgjegjësinë.

Për fëmijët e mi s’ka shqetësim, kanë dëgjuar shumë gjëra për mua dhe për mamanë, por Autoriteti i Dosjeve është instrument për propagandën e Ramës.

Asgjë nuk e shpëton K.M-në!”, thekson Meta

Zjarr Tv Ad