Asgjësimi i përgjimeve për “politikanin Taulant”, ish-ministri: Gjykata ka nxituar, se ka pasur diçka kompromentuese

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, thotë se vendimi i Gjykatës së Elbasanit për të asgjësuar përgjimet e gjashtë viteve më parë për një politikan me emrin Taulant, ka qenë i nxituar. Referuar gazetarëve të kronikës dhe numrit publik në dosjen hetimore, ai i përket socialistit Taulant Balla. Edhe opozita javën e kaluar ka akuzuar në Kuvend këtë të fundit.

Sipas Ylli Manjanit, nxitimi për të fshirë diçka të re që ka dalë nga hetimet, ngre dyshime se në përgjime ka pasur “diçka kompromentuese”.

“Shkatërrimi i përgjimeve për politikanin Taulant, këtë mund ta bëjë vetëm një bandit, jo një drejtësi. Është e pamundur të logjikohet kështu, këto materiale duhet të jenë se sbën në një dosje hetimore, e cila bëhet gjyqësore. Gjykata kur merr vendim të formës së prerë, vendos se çfarë do të bëjë me këto materiale, ti shkatërrojë apo jo.

Këta pa pasur një vendim, kanë nxituar të bëjnë këtë gjë. Pse kanë nxituar, qartësisht kuptohet sepse mesa duket është një numër.

Thembra e Akilit të kësaj historie, është prokuroria, hallka që lidh policinë dhe gjykatën, është hallka përgjegjëse për hetimin. Ti e nis një hetim, rrugës të ka dalë diçka e re, nxitimi për ta fshirë këtë gjë, lind dyshimi se ka pasur diçka kompromentuese. Materiali ka qenë shumë komprometues dhe këta e kanë fshirë. Me materialet e fshira ti nuk hap dot proces ndaj këtij personi, 399 që nëse është Taulanti, ky ka qenë qëllimi i mos hapjes së një çështje penale.

Kjo çështje doli rastësisht në një sallë gjyqi. Por këtu duhet thelluar pak arsyetimi dhe hetimet për këtë gjë. Një polici në perëndim, në cilindo vend ku punon në mënyrë të pavarur nga qeveria, do të hetonte, do të thellonte hetimin. Ky është ndryshimi mes një rendi demokratik dhe një rend si i joni”, është shprehur Ylli Manjani në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad