Asgjësohet sasia prej 2130 kg mish pule

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sasia pej 2130 kg mish pule e importuar nga Polonia për tregun shqiptar u asgjësua pasi u zbulua se ishte e infektuar me salmonelë. Kreu i AKU në Vlorë, Syrja Binaj, thotë ishin analizat që bëhen në Tiranë që zbuluan se produkti ishte i rrezikshëm.

Syrja Binaj: “Ky produkt nuk është shpërndarë asnjë kilogramë, e gjithë sasia që ka hyrë në Shqipëri dhe ka rezultuar me këtë analizë është asgjësuar e gjitha.”

Përgjegjësi i sigurisë ushqimore në qytetin bregdetar thotë se fatmirësisht asnjë kilogram produkt i rrezikshëm nuk ka dalë në treg. Ndërkohë që kontrollet janë shtuar me afrimin e festive.

Syrja Binaj: “Sistemi i kontrollit zyrtar nëpërmjet analizave laboratorike është një sistem që ushtrohet në të gjitha pikat e hyrjes, inspektimit kufitar. Sikurse ushtrohet në të gjitha subjektet prodhuese që kemi brenda vendit të cilat u nënshtrohen kontrollit zyrtar, sidomos për salmonelë dhe infeksione të tjera që mund të mbartin këto produkte dhe shkaktojnë dëme të njerëzit.”

Siguria e produkteve ushqimore mbetet  një shqetësim për konsumatorët shqiptarë.

Zjarr Tv Ad