Vasili sulmon ambasadorin e OSBE: Ftoi në tryezën për “Zgjedhoren” vetëm njërën palë

0
23

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, sulmon ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchard, i cili zhvilloi sot një tryezë me ambasadorët për Reformën Zgjedhore, kur të pranishëm ishin dhe dy bashkëkryetarët e komisionit të kësaj reforme, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.

Vasili shkruan në “Facebook” se Borchard është kundër dialogut, pasi sipas tij, ka ftuar sot në tryezë vetëm njërën palë. Ndër të tjera, Vasili shkruan me ironi se “Me sa duket askush nuk e ka informuar se eshte krijuar Keshilli Politik per Reformen Zgjedhore me paritet perfaqsimi te te dy paleve”.

Mesazhi i Vasilit:

Borchard serish kunder dialogut! Borchard organizon tryeze me ambasadoret per reformen zgjedhore dhe fton vetem njeren pale, Gjiknuri dhe Hajdari, dhe cuditerisht flet per dialogun. Interesant vertet!! Me sa duket askush nuk e ka informuar se eshte krijuar Keshilli Politik per Reformen Zgjedhore me paritet perfaqsimi te te dy paleve.

Si duket atij ky Keshill Politik,me kater perfaqesues 2 nga seicila pale si instrument dialogu nuk i pelqen dhe nuk e do.

Dialogu permes Keshillit Politik nuk eshte dogme eshte realitet, eshte veprim eshte fakt dhe si i tille nuk mund te diskutohet nga kerkush.

Borchard çfaqet serish recidivant ne qendrimet e tij te njeanshme,konfliktuale dhe perçarese, qe e minojne dialogun e ndertuar me shume mundim.