“Askund s’merret shtëpia falas”, Ahmetaj bën bilancin 2 vite pas tërmetit: Në vjeshtën e 2022 do të fshijmë çdo gjurmë, do të përfitojnë 49 mijë qytetarë

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvëndeskryeministri Arben Ahmetaj ka folur për procesin e rindërtimit i cili vijon prej muajsh që pas tërmetit të 26 Nëntorit në vendin tonë.  Ai tha në “News 24” se në vjeshtën e ardhshme do të fshihen të gjithë gjurmët që ka lënë ia tërmet, ndërsa shtoi se nga procesi i rindërtimit do të përfitojnë 49 mijë qytetarë të prekur.

Sipas tij procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta dhe transparente, ku theksoi se të gjitha paratë e donatorëve administrohen nga vetë donatorët.

AhmetajDhjetëra jetë u humbën, mijëra familje u detyruan të lënë shtëpitë e tyre. Por qeveria aktivizoi bonuset e qerave. Sot janë mbi 15 mijë familje që marrin bonus, vetëm 157 familje që janë në çadër që kanë vendosur vetë që të rrinë aty ndërsa një pjesë e madhe janë duke kthyer në shtëpitë e tyre. 49 mijë përfitues nga program i rindërtimit, 39 mijë prej tyre janë DS1, DS2 dhe DS3, 10 mijë janë DS4 dhe DS5 që u rindërtohet plotësisht shtëpia. Janë 2152 njësi individuale të vlerësuara nga të cilat 1442 janë Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 710 bashkia. 1320 prej tyre kanë përfunduar dhe rreth 800 përfundojnë në fund të vitit.

Nga pallatet qeveria mori përsipër të ndërtojë 183 pallate na të cilët janë filluar 113 dhe 23 kanë përfunduar dhe vazhdojnë deri në fund të vitit do të kemi rreth 1 mijë apartamente deri në 31 dhjetor. Tek 5 maji do të kemi 100 familje që do të akomodohen deri në fund të vitit. Deri në korrik do të jetë rreth 80% e 10 mijë familjeve që do të shkojnë në shtëpi. Janë 3 lagje të mëdha që do të përfundojnë përfundimisht në vjeshtë të viti 2022. Është Spitalla që bëhet nga Emiratet e Bashkuara, janë 2 mijë apartamente, puna ka filluar në 3 lote. Ne nuk do të kemi më asnjë gjurmë nga tërmeti. Do të jenë ndërtuar 167 shkolla pjesa më e madhe në përfundim e sipër. Një falenderim i madh për donatorët për mbështetjen grant, 300 milionë të gjitha të angazhuara. Procesi i rindërtimit ka qenë shëmbullor sa i përket, cilësisë, shpejtësisë, transparencës.

Shteti shkon me letra dhe procese e procedura transparence. Ka pasur një platform aplikimi dhe janë vlerësiar 49 mijë nga mbi 60 mijë aplikime. Patjetër që ka ankesa sepse dikush nuk do të lëvizë. Janë fenomene të izoluara dhe ne bashkitë i kemi orientuar që të merren me çdo rast. Është një proces unik, më besoni. Edhe në Turqi psh qytetari nuk e merr falas shtëpinë nga shteti. Platforma është publike, dosjet e refuzuara janë aty të gjitha, raportet e vlerësimit të vetuara nga Instituti i Ndërtimit janë aty.

Të gjithë përfituesit kalojnë në Këshillin Bashkiak me listë dhe votohen.Të gjitha paratë e donatorëve administrohen nga vetë donatorët dhe administrohen nga vetë kompanitë që i zgjedhin ata vetë. Fatkeqësitë s’i kemi në dorë por mënyrën se si u përgjigjemi atyre tregon mënyrën e përgjegjshmërisë së një qeverie. Çdo ditë jemi marrë me tërmetin.

Zjarr Tv Ad