“Askush nuk na nxjerr nga ajo familje”, Braçe për negociatat: I përkasim Evropës që nga koha e Skënderbeut

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Askush nuk e nxjerr Shqipërinë nga familja europiane, pavarësisht se kush është, vendimmarrës i madh, politikbërës i madh apo i ardhur nga anët më të errëta të racizmit, kështu ka deklaruar zëvendës kryeministri Erion Brace, teksa pritet vendimi për çeljen ose jo të negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Do te ishim të turpëruar dhe me kokën poshtë, para asaj Evropë që sot duhet të vendosë për ne dhe pavarësisht vendimit që do të marrë, ne jemi në atë familje. I përkasim asaj familje, nuk na nxjerr më askush nga ajo familje, pavarësisht se çështë vendimmarrës i madh dhe politik-bërës i madh apo i ardhur nga zgëqet me te errëta të racizmit  kundër një pjese qe sot është në periferi të Evropës dhe jo për fajin tonë . Kemi bërë një zgjedhje të shkëlqyer para 75 vitesh, do të vazhdojmë t’i qëndrojmë asaj zgjedhje. Do vazhdojmë t’i qëndrojmë kursit tonë në Bashkimin Europian, do vazhdojmë t’i qëndrojmë kursit tonë me Evropën me Perëndimin, për të luftuar secilin prej fenomeneve që edhe sot e kësaj dite edhe vete Europa i lufton. Ne duam të jemi pjesë e Evropës, kjo ka qenë zgjedhja jonë ndër shekuj, që nga Skënderbeu e me radhë deri te partizanët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare”-tha  Erion Braçe.

Këto deklarata,  zëvendës kryeministri Erion Brace i bëri nga Lushnja ku mori pjesë në festimet e 75-vjetorit të çlirimit.

Zjarr Tv Ad