Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar procesin e propozimit të kandidatëve për presidet të deputetëve socialistë përmes tre emrave në zarfa, duke e quajtur si proces “tipik i Cosa Nostra”.
Berisha tha gjatë një konference për media se kryeministri Edi Rama ka në plan të shpallë si më të votuarën për kandidate, drejtoren e kabinetit të Kryeministrit, Vali Bizhga.
“Një proces tipik i Cosa Nostra, Edi Rama, për të zgjedhur presidentin e republikës ka zgjedhur procedurat më mafioze, të emrave në zarfa sekretë. E keni marrë vesh se cili ka dalë nga zarfat sekretë emri më i përfolur? Ua them unë.
Sipas statistikave të Edi Ramës, 2/3 i kanë shkuar Vali Bizhgës. Ti nuk e njeh, ke të drejtë që habitesh, çfarë mund të presësh tjetër, në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Prisni tani kur të vijnë zarfet e shoqërisë civile, spo e avancoj emrin, por do ua them javës tjetër”, u shpreh Berisha.