Askush s’mund ta përjashtoj Thaçin nga dialogu Kosovë-Serbi

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të enjten kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se kur ajo të vijë në pushtet, presidenti i vendit, Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë do të ketë vetëm rol ceremonial.

Osmani theksoi se si kryeministre me ekipin e saj do ta drejtojë procesin e dialogut në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim të afërt me partitë në parlament.

Vija e kuqe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas saj është çështja e kufijve dhe korrigjimit. Ajo shtoi se Thaçi për dialogun do të ketë vetëm rolin ceremonial në Kuvend.

Mirëpo, kështu nuk mendon njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani. Ai thotë se Thaçi ka kompetenca të plota të udhëheq me politikën e jashtme.

“Me kushtetutë të Republikës së Kosovës, presidenti është shef i politikës së jashtme dhe kjo është pika apo neni ku ai pretendon me bazu legjitimitetin e udhëheqjes së tij për dialogun. Përpos kompetencave formale kushtetuese duhet me shiku edhe peshën politike të presidentit, sepse ne e dimë se presidenti është në lidhje të forta me qarqet diplomatike ndërkombëtare në qendrat kryesore duke u nisur nga Amerika, Brukseli, Berlini e Parisi”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, ky është fakt që s’mund ta mohoj askush aq më pak në këtë fazë për shkak se siç dihet është moti kohë i kyçyr.

“Nuk e di se sa ka mundësi me përjashtu dikush si Vjosa Osmani, Thaçin prej të drejtës me udhëheq dialogun, por kjo është më shumë fushatë prandaj edhe flet në këtë mënyrë. Marrëveshje ndoshta s’ka drejtë me nënshkru pa miratimin e Kuvendit, por roli i Thaçit ka me qenë përfundimtar”, ka deklaruar Ramadani.

Që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe. Thaçi dhe Vuçiq janë takuar në Samite të ndryshme mirëpo për marrëveshje në mes dy vendeve më nuk është diskutuar.

Zjarr Tv Ad