“Asnjë buxhet bashkie nuk do miratohet pa …”, Rama shpërthen ndaj qytetarëve: Mos thoni paguajmë taksa por hidhini plehrat aty ku duhet

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përgjegjësinë nuk mund ta kenë vetëm bashkia. Të gjithë ata që në vend se ta fillojnë nga veta, ne vend që të mos hedhin plehrat kuturu, thonë ne paguajmë taksat dhe bashkitë nuk na përgjigjen. Të jemi të qartë kontributet për pastrimin janë përgjithësisht nën kosto të pastrimit të bashkive. Kjo bën që nga njëra ana bashkitë të dedikojnë fonde ekstra, ose nga ana tjetër të kemi vende të papastruara.

Patjetër që në këtë proces gjobat janë të domosdoshme, por përsëri atyre që në vend se të fillojën nga vetja dhe të thonë me veten sa shumë e kanë ndotur vendin, thonë vini gjoba, ska kosha. Plehrat në rrugët kombëtare nuk kanë lidhje me koshat, sepse nuk ka kosha në asnjë vend në rrugë kombëtare. Janë pasoje e papërgjeshmëisë se njerezve që hapin dritaret dhe i hedhin ku të munden.

Kemi thënë se asnjë bashkie nuk i miratojmë buxhetin nëse nuk përmban fondin e nevojshëm të pastrimit. Në bazë të Metodologjisë së Ministrisë së Turizmit ka një target. Ky target do të jetë objektivi numër 1. Nëse 1, 2, 3 kryetarë bashkish do të shkojnë në Këshill dhe nuk do të kenë këtë buxhet të parin, ne do të punojmë me këshilltarët ta rrëzojmë buxhetin. Nëse kjo nuk ndodh, Perfektet nuk kanë për të firmosur. Nuk na duhet asgjë tjetër pa pastrimin e mjedis

Zjarr Tv Ad