“Asnjë cent më shumë”, qytetarët e Kosovës protestojnë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra qytetarë në Prishtinë protestuan ditën e sotme kundër propozimit për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Me pankarta në duar, ku shkruhej “Asnjë cent më shumë”, qytetarët marshuan në sheshet kryesore për t’u ndalur para Kryeministrisë, duke bërë thirrje qeverisë për të ulur tarifat e reja të energjisë.

“Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha njëra prej organizatoreve të protestës. Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.

“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.

Ditën e djeshme Kryeministri Albin Kurti u kritikua nga deputetët e opozitës për zgjidhjen e krizës energjitike në vend, ndërsa ai u tha  se nuk është magjistar që të bëjë mrekullira, por është kryeministër.

Zjarr Tv Ad