Mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, ka nisur me akuza nga kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj, i cili ka theksuar se asnjë institucion nuk ka kthyer përgjigje për dokumentet që kërkon opozita.
“61 kërkesa drejtuar bashkive, së bashku dhe me 11 kërkesa drejtuar bashkive të tjera që u kemi kërkuar informacion, kërkesat drejtuar SPAK, drejtorisë së Policisë së Shtetit, 12 kërkesa drejtuar inspektoriateve, Kadastrës, 12 ministrive, kërkesa drejtuar gjendjes civile, Posta Shqiptare dhe SHISH, fatkeqësisht konstatoj se nuk ka kthyer dhe nuk ka denjuar askush që të kthejë asnjë përgjigje”, tha Alibeaj.
Ndërkohë PS është përgjigjur se është punë voluminoze dhe jo e qëllimshme mos kthimi i përgjigjes. Sipas Alibeaj e vetmja përgjigje që është kthyer janë pyetjet që mazhoranca ka pasur për opozitën, mbi pyetjet për strukturën e armatosur të PD-së. Kryetari i këtij komisioni ka theksuar se do të ribëjë kërkesat edhe një herë dhe ka paralajmëruar kallëzim penal.
“Fakt se mos respektimit të urdhërimit të këtij komisioni për të hetuar. Jam i detyruar sigurisht të ribëj një njoftim për secilin institucion. Bashkë me të për ti paralajmëruar kallëzim penal për shpërdorim detyrë për secilin prej drejtuesve të secilit prej këtyre institucioneve. Nga i pari tek i fundit. Kjo është rrugë ligjore. Që do rivendosur në vend autoritetin. Po i bëj një thirrje të pari të vendit Edi Rama, për sa kohë që ka në varësi ministrat dhe agjencitë e tjera dhe 60 bashki, që të urdhërojë politikisht vartësit e vet partiak që të mos krijohet asnjë skenar paralel” tha Alibeaj.