Asnjë motiv politik/ Sherri nisi mes kandidatit për deputet dhe disa personave për një femër, detaje nga plagosja e 3-vëllezërve në Sauk

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sherri në Sauk të Vjetër pak përpara mesnatës me pasojë 3 të plagosur, vëllezër me njëri-tjetrin, njëri prej të cilëve me rëndë nuk ka aspak motive politike. Fax News mëson se Roland, Eltjan dhe Klodian Doka ky i fundit kandidat për deputet në radhët e LSI, janë konfliktuar me disa persona në orët e drekës të së shtunës dhe motivi ka qenë një femër.

Si vëllezërit Doka ashtu dhe autorët e ngjarjes përkatësisht shtetasit E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, aderojnë në të njëjtin subjekt politik, Lëvizjen Socialiste për Integrim ku njëri nga vëllezërit Doka, Klodiani është kandidati i 32-të në listën e Tiranës.

Ngjarja e drekës është zhvendosur në darkë në një lokal pranë xhamisë në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, ku ndodhen edhe zyrat e njërës prej degëve të LSI. Konflikti dhe debati fillimisht verbal ka vijuar edhe aty, ku burime bëjnë me dije se njëri nga autorët që ka plagosur vëllezërit, i ka thënë njërit prej këtyre të fundit, se e ka sharë dhe i ka folur keq një vajze me të cilën kishin njohje të përbashkët. Debati ka agravuar në përplasje fizike dhe me sende të forta, ndërsa burime jo zyrtare, pohojnë se në vendngjarje dëshmitarët kanë parë edhe nxjerrjen e armëve të zjarrit por një informacion i tillë nuk konfirmohet nga blutë e kryeqytetit.

Klodian Dako bashkë me 2 vëllezërit e tij, janë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës dhe njëri prej tyre (Rolandi) ka marrë plagë më të rënda, por situata shëndetësore e të treve është jashtë rrezikut për jetën.

Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi” ndërsa po punohet për kapjen e tyre.

Zjarr Tv Ad