Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti demokrat Ervin Salianji, u shpreh në Kuvend se qeveria nuk ka parashikuar asnjë ndihmë për të rinjtë, sikur ata të mos ekzistonin. Duke ju referuar lajmeve nga mediat britanike për emigrimin e paligjshëm, Salianji tha se të rinjtë paguajnë miliona lekë për të ikur me gomone.
Ai u ndal dhe te ndihma për administratën, policët dhe te njoftimi i sotëm për fashën e energjisë 800 kwh.
“Shqiptarët po paguajnë miliona lekë për gomone, për të ikur nga vendi. Dhe këtu nuk ka asnjë reagim nga Qeveria. Asnjë fjalë për të rinjtë, prioritet i madh. Asnjë fjalë, nuk përmenden të rinjtë, a thua se nuk ekzistojnë. Po rrisni pagat në administratë se po vijnë zgjedhjet. Po u jepni 50 mijë lekë policëve, por duhet t’u jepni më shumë se riskojnë shumë.