“Asnjë nga të afërmit s’iu ofrua”, Almeda Abazi me lot në sy: Doja t’ja jepja unë babit veshkën që të jetonte, por më tha s’ta fal kurrë

0
592
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktorja shqiptare Almeda Abazi është një ndër të paktët persona e cila ndonëse prej vitesh jeton në Turqi, rikthehet në Shqipëri shumë shpesh dhe kudo që shkon e thotë me krenari kush është dhe prej nga vjen.

Ajo së fundmi ka rrëfyer një histori mjaft të trishtë familjare ku tha se babait të saj i duhej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte. Megjithatë, aktorja tregoi se ishte ajo e cila donte t’ja dhuronte, mirëpo i ati i kishte thënë që nuk do ja falte kurrë nëse merrte këtë vendim.

“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. Unë isha e para që kërkova, i thash mamit që unë dua t’ia dhuroj, por që babi nuk ka pranuar asnjëherë. Ma bëri kështu çështje të përfunduar dmth, “nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë”. Gjithësesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç dhe duhej të isha mbi 18-vjeç për të marrë një vendim të tillë. Edhe nëse unë doja ta bëja fshehurazi, dhe madje ua kërkova që të mos i tregonin babit, prapë nuk e bëja dot. Nuk e lejuan mjekët, sepse duhej të isha mbi 18-vjeç.

Asnjë i afërm nuk u ofrua për këtë transplant, por i kuptoj. Mundohem t’i kuptoj. Në ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja t’i kuptoja sepse është vëlla. Por që me kalimin e kohës, kur bëhesh edhe vetë nënë i mendon disa gjëra. Ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë, nuk është ofruar njeri. Gjithsesi. Nuk mund të them që iu kam mbajtur mëri atyre sepse unë nuk jam njeri që mbaj dot mëri”, tregoi ajo për “Top Channel”.

Zjarr Tv Ad