“Asnjë vendim non-grata nuk është ndryshuar”/ Sali Berisha i përgjigjet ambasadores Yuri Kim dhe ka një thirrje për qeverinë e SHBA-së

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim në një intervistë për “Open” deklaroi se do të ishte fatkeqësi nëse SHBA nuk do të kishte marrëdhënie normale me opozitën, nëse Berisha do të ishte kryetari i PD-së.

Pas kësaj deklarate të ambasadores Yuri Kim ka ardhur reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit pohoi në një konferencë me gazetarët: “Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar PD. I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij në punë të brendshme të PD dhe përpjekje për të caktuar kryetarin e partisë konservatore shqiptare. Kaq kisha!”

Deklaratat e herëpashershme në drejtim të Berishës nga diplomatja amerikane vijnë pas shpalljes së tij non-grata nga DASH.

Zjarr Tv Ad