Astrit Patozi flet per Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD: Një falenderim për Lulin dhe Doktorin…

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në lidhje me vendimin e kryesisë së Partisë Demokratike, për zgjedhje më 13 qershor për të zgjedhur kreun e ri të partisë, ka reaguar dhe Astrit Patozi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Patozi ka ironizuar duke falenderuar doktorin dhe Lulin për ndryshimin e 22 korrikut, që sipas tij mendonte se nuk do të ndryshonte kurrë.

Reagimi:

NJË FALENDERIM PËR LULIN DHE DOKTORIN

Për ata që nuk e dinë apo nuk e mbajnë mend, 22 korriku është ditëlindja ime dhe kam qenë unë, që e kam propozuar të jetë dita e zgjedhjeve për kryetarin e PD në vitin 2013. Asokohe mbaj mend bezdinë e Sali Berishës me kokën ulur në mbledhjen e kryesisë, por edhe ia njoh “meritën”, që nuk e kundërshtoi, sepse ndoshta të tilla ishin rrethanat. Ndërsa sot i falenderoj të dy njëkohësisht, Lulzim Bashën dhe doktorin, për vendimin e tyre të fundit që zgjedhjet për kryetarin e PD do të zhvillohen më 13 qershor.

Të paktën më kanë hequr një siklet të madh. Sepse më ishte krijuar bindja se deri sa të vdisja, do të duroja që një herë në katër vjet dhe çdo 22 korrik, të merrja njoftimin e rizgjedhjes së Lulzim Bashës, si kryetar të Partisë Demokratike (pas humbjes). Të paktën 22 korriku, nuk do të jetë më datë historike dhe kjo nuk është arritje e vogël. Sa për ata që do të ndjekin dhe do të mbështesin procesin e 13 qershorit, nuk kam asnjë koment. Midis tyre dhe Lulit me doktorin, do të zgjidhja gjithmonë këta të dytët. Por unë e kam marrë tashmë prej kohësh vendimin, nuk zgjedh asnjërin prej tyre, ndaj edhe jam jashtë çdo interesi.

 

Zjarr Tv Ad