Astrit Patozi ironizon marrëdhënien Berisha – Basha: Njëri do të legalizohet, tjetri të marrë letrat e fundit

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani Astrit Patozi, ironizon përplasjet brenda Partisë Demokratike mes kryetarit Lulzim Basha dhe Liderit historitk Sali Berisha. Për ta qartësuar më shumë marrëdhënien mes kryetarit dhe ish-kryetarit të PD, ai bën një paralelizëm me konfliktet e pronësisë në Shqipëri.

“Kjo lufta e ashpër e Lulit me doktorin është bërë njësoj si ato konfliktet e zakonshme të pronësisë në Shqipëri. Kur njëra nga palët mbështetet tek ligji i Urbanistikës, kurse tjetra i ka varur shpresat tek legalizimi”, shkruan Patozi ndër të tjera.

Shkruan Astrit Patozi:

DOKTORI SHPRESON TEK LEGALIZIMI, NDËRSA LULI PO SHTRËNGON LETRAT

Kjo lufta e ashpër e Lulit me doktorin është bërë njësoj si ato konfliktet e zakonshme të pronësisë në Shqipëri. Kur njëra nga palët mbështetet tek ligji i Urbanistikës, kurse tjetra i ka varur shpresat tek legalizimi.

Berisha natyrisht që i përket kategorisë së dytë, sepse Partinë Demokratike me letra e ka Luli. Ndaj edhe që të ketë ndonjë shans për të fituar duhet të kapërcejë shumë pengesa.

Sepse në fillim duhet ta realizojë godinën pa leje nën hundën e policisë ndërtimore të Ramës, për ta bërë fakt të kryer, që t’i lindë e drejta për ta futur në legalizim. Por edhe sikur tek Kadastra t’ia bëjnë mbarë dhe t’ia japin çertifikatën, prapë çështja do të shkojë në gjykatë.

Dhe aty pastaj është e sigurt që do të ketë  gjithmonë një përfaqësi të ambasadës amerikane, e cila do t’i ndjekë nga afër të gjitha seancat.

Zjarr Tv Ad