Astrit Patozi largohet nga politika, televizioni i njohur i beson postin e Drejtorit

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani dhe ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi duket se ka vendosur të largohet përfundimisht nga politika. Pas viteve të vështira që kur Basha e përjashtoi nga partia në 2017, Patozi provoi disa herë të rikthehej në politikën aktive por pa rezultat.

Mediat raportojnë se Astrit Patozi është emëruar sot si drejtor i Përgjithshëm i televizionit gjeneralist A2 CNN.

Ai ka mbjatur dhe më parë postin e kryeredaktorit të gazetës “Albania” dhe organit zyrtar të Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, ndërsa tashmë duket se pronarët i kanë besuar atij menaxhimin e departamentit të informacionit dhe gjithë televizionit.

Në nisje të këtij sezoni të ri mediatik, Astrit Patozi është prezantuar me stafin dhe ka shprehur ambicien e tij për ta çuar televizionin në një nivel tjetër.

Përsa i përket karrierës politike, ai ka qenë ndër deputetët më të spikatur të Partisë Demokratike gjatë viteve kur ajo drejtohej nga Sali Berisha. Astrit Patozi ka qenë nënkryetar i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në legjislaturën e viteve 2009–2013.

Me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të kësaj force politike në vitin 2013, Patozi dhe shumë politikanë të tjerë të PD shprehën hapur kritikat e tyre për lidershipin e ri. Përgjatë viteve ato u shtuan dhe më tepër dhe në vitin 2017, Basha nisi “spastrimin” nga Patozi “me shokë”.

Më 23 prill 2019, së bashku me disa bashkëpunëtorë Astrit Patozi themeloi partinë “Bindja Demokratike”, duke u bërë kryetari i saj. Ai garoi në disa zgjedhje, kryesisht për pushtetin vendor, por nuk mori ndonjë rezultat domethënës dhe në vitin 2021 u largua nga drejtimi i Bindjes.

Zjarr Tv Ad