Astrit Patozi: Marrëveshja e 5 qershorit nuk ishte ajo që pritej nga politika shqiptare, PD humbi një shans historik

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi duke komentuar marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar në Këshillin Politik, u shpreh se nuk ishte marrëveshja e duhur që pritej nga politika shqiptare.

Gjatë një interviste televizive, Patozi u shpreh se PD kishte një shans historik në dorë për të ndryshuar të ardhmen e vendit, por sipas tij edhe këtë shans e humbi.

“PD, e humbi këtë shans. Ajo kishte shansin historik që të ishte lokomotiva e ndryshimit të madh në Shqipëri dhe ne sigurisht do të ishim një nga vagonët, nëse do të na pranonin. Gjithsesi e kemi ndërtuar rrugëtimin tonë jo të kushtëzuar me rrugëtimin e të tjerëve”, tha Patozi.

Duke komentuar skemën e re të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet në PD, kreu i Bindjes Demokratike tha se ky komision i shërben vetëm kreut demokrat Lulzim Basha.

“Ky komision do të shërbejë për ta shpëtuar Lulzim Bashën nga përgjegjësia. Që do të thotë, pakënaqësitë e atyre që nuk do ta gjejnë veten te listat e deputetëve do t’i shkarkohen komisionit, kurse meritën e gëzimit që do të mbeten në listë do ta marrë Basha. Është njëlloj si me tenderët. Askush nuk e di kush ishte në komisionin e caktimit të fituesit, por të gjithë merren me kush e dha dhe kush e fitoi tenderin”, tha ai.

Patozi mendon se ka ardhur momenti që shqiptarët të kenë më shumë se dy mundësi në zgjedhje.

“Tashmë i kanë provuar të gjitha llojet e aleancave të qelbësirave, një term i rëndë, por që e kanë përdorur kundër njëri-tjetrit. Nëse do të kishim vetëm dy alternativa do të ishim në vendnumëro. Sot është koha që kjo shoqëri të prodhojë forca të reja politike, të ndryshme nga dy blloqet e vjetra dhe të zakonshme të politikës primitive në Shqipëri. Ftesa ime ishte për çdo aktor politik që do ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin, çdo politikan që mendon që mund të ketë rol në zgjedhjet e ardhshme duhet të guxojë. Nëse kjo nuk ndodh, ajo që vjen pas zgjedhjeve do të jetë edhe më keq se sa jemi sot. Përveç markës së të fortit do të kenë edhe markën e demokratit, ndërkohë që nuk kanë qenë asnjëherë në këto dy dekada”, tha ai.

Zjarr Tv Ad