Astrit Patozi: Nuk duam të pëmbysim malet, duam ndryshimin…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, se me hyrjen në zgjedhje, synon fillimisht nisjen e një procesi ndryshimi. Patozi tha se nuk mund të ketë analogji me Albin Kurtin në Kosovë.

“Nuk kemi dalë në tregun e ideve të politikës në Shqipëri që të themi do të përmbysim malet. Ne duam që me këtë zgjedhje të nisë një proces ndryshimi. Albin Kurti nuk është fenomen i ri, është veteran.

Rrugëtimin politik e ka nisur para 20 vjetësh. Unë jam përpjekur gjatë karrierës time politike të jem dinjitoz dhe të përfaqësoj atë elektorat që më ka votuar. Mos e lidhni me emrin e Astrit Patozit me këtë që po ndodh sot.

Nuk do ta bëjmë me një të rënë të sëpatës. Shqipëria ka nevojë që 71 mandate të mos i lërë në duar të këqija. Unë gjej një atmosferë që qytetarët e duan ndryshimin. Unë u kam thënë shqiptarëve që nëse u hyn një gjemb në këmbë, të mos bëjnë një hap për Astrit Patozin. Ne e dimë që me dy dinosaurët e politikës në Shqipëri, këtë produkt ka. Me PD i kam mbyllur llogaritë njëherë e përgjithmonë”, tha Patozi.

 

 

Zjarr Tv Ad