“Ata dje e skuthat sot”,Tahiri pas përgjimeve: Ndjesë për fjalorin

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pasi rezultoi i përfshirë në përgjimet e publikuara nga e perditshmja gjermane Bild, ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar përmes një statusi në facebook.

Ndërsa i kërkon ndjesë cdo qytetari, për fjalorin e përdorur në bisedë, Tahiri thekson se gjithë sa u dëgjua nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjene zgjedhjeve apo cdolloj manipulim tjetër. Ndërsa flet për persona e skutha të sotëm, pa referenca konkrete, Ish ministri, Saimir Tahiri e shoqëron statusin e tij me një foto, përmes së cilës ndoshta ka dashur të përcojë një tjetër mesazh.

“Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pe rshtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.  Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.” Shkruan Tahiri.

“Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjene zgjedhjeve apo cdolloj manipulim tjeter, e po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre. Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji e duan te te rrjepin te gjalle. Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje. Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!  Ndjese sinqerisht per fjalorin!” Përfundon Tahiri.

 

Zjarr Tv Ad