“Ata jashtë mund të largoheshin ne nuk iknim dot ”, Gazment Bardhi ankohet për Policinë: 4 herë e kam marrë në telefon Gledis Nanon, ja çfarë më tha

0
411
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se gjatë protestës së 8 Janarit 2022, ka njoftuar policinë në orën 12:27 për të ndërhyrë në selinë blu.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Bardhi u shpreh se atij i ishte lënë si pikë kontakti zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Numri 2 i PD ka treguar se ditën e protestës në selinë e PD ishte një nga 6 drejtorët e Gardës së Republikës, i cili ishte për të mbrojtur Lulzim Bashën.

“E kam telefonuar mbi bazën e kërkesës së disa kolegëve deputetë sepse po i rrezikohej jeta. Zv.Drejtori më ka thënë që policia do të vijë tani. Me mua në selinë ishte një nga zyrtarët e lartë të Gardës së Republikës. Drejtori i mbrojtjes së personaliteteve ka qenë që në mëngjes me mua në Seli. Ky ka njoftuar më vete policinë e shtetit. Bëhet fjalë për orën 12: 27 minuta. Kam ritelefonuar pas 10 minutash, më pas kam marrë më shumë se 4 herë Drejtorin e Përgjithshëm. Pasi kishin 30 minuta që mashtronin ndërkombëtarët duke thënë se nuk ka njoftim.

Pasi kam telefonuar për herë 4 Drejtorin më ka thënë ta njoftoj me shkrim. Kur zyra ime ishte e sulmuar. E kam sulmuar me SMS. Njëe minutë pasi kemi bërë njoftim publik, ka ndërhyrë policia e shtetit. Ndërhyrja ishte e vonuar. Brutaliteti i ndërhyrjes ka rrezikuar jetën e atyre jashtë dhe brenda godinës. Zotërinjtë që ishin jashtë kishin mundësi të largoheshin ku nuk kishte gaz. Ndërsa ne brenda nuk e dinim ku të shkonim“, tha Bardhi. (Faxweb.al)

Zjarr Tv Ad