“Ata me paga të larta të heqin dorë nga salltanetet”, Balla: Qeveria ka përfshirë në skemën e ndihmës 576 mijë persona, ja kush përfiton

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në seancën e sotme plenare se qeveria ka përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike 576 mijë persona.

Balla tha se kategoria e njerëzve që ndodhen në vështirësi si: penisonistët e invaliditetit, ata që jetojnë vetëm, ata me aftësi të kufizuar etj, nuk do të preken nga rritja e çmimit të produkteve të shportës.

Balla: Nuk ka qeveri që të subvencionojë me 84% të faturës së energjisë eletrike. Është bërë një përllogaritje me produktet e shportës për: penisonistët, penisonistët e invaliditetit, ata që jetojnë vetëm, ata me aftësi të kufizuar, të verbër, janë plot 576 mijë, që rritja e çmimit mos t’i prekë. Ne nuk do të heqim tvsh për mallrat e shportës për këta.

Kush do që i është prekur buxheti i familjes me rritjen e çmimit për ata që janë në vështirësi, ka ardhur koha që ata që kanë paga të larta dhe për ne deputetët të heqim dorë nga një salltanet dhe ata të përballojnë situatën. Për ju që thoni të heqim TVSH për mallrat e shportës, do të ishte fekti zero tek blerësit. Tatimi i fitimit për biznesin e vogël është zero. Për ne kush fiton më shumë do të paguajë më shumë, kush fiton më pak do të paguajnë më pak.

Zjarr Tv Ad