Një tjeter atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Krimi ka ndodhur në Shijak dhe mendohet se zanafilla eshte nga një konflikt i çastit.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe si pasojë është plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, B.K. 25 vjeç, banues në Shijak. I riu ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori i ngjarjes, i cili dyshohet se është I.N. 30 vjeç, banues në Shijak.
Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij. Ky është atentati i dytë brenda 24 orëve, pas atij të ndodhur pasidten e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës.