Atentat kushëririt të deputetit PS-së në Shkodër

0
363
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një atentat me armë zjarri u shënua në Shkodër, ku objektiv ishte një 30 vjeçar, me lidhje gjaku me deputetin socialist Luan Harusha. I riu po udhëtonte me një makinë kur është sulmuar me breshëri nga dy persona.  Policia ka shoqëruar disa të dyshuar, ndërsa po merr në pyetje edhe objektivin e sulmit.Një 30 vjeçar, me lidhje gjaku me deputetin socialist, Luan Harusha, ishte objektiv i një atentati me armë këtë të hënë në Shkodër.Fation Harusha u sulmua në rrugën e fshatit Kuq të Vukatanës, ku fatmirësisht shpëtoi lëndime.Dy persona që udhëtonin me një motorçiletë kanë hapur zjarr ndaj një automjeti në ecje që drejtohej prej 30-vjeçarit.Makina tip ‘Hyundai’  fuoristradë me targa AA 207 BV, falë manovrimeve të të riut ju ka shpëtuar plumbave pa i shkaktuar dëme, ndërsa përfundoi jashtë rruge.Atentati i dytë në harkun e pak ditëve vuri në alarm policinë e Shkodrës.Forca të shumta shkuan në zonë duke ngritur postblloqe dhe ushtruan kontrolle në aksin që lidh Gurin e Zi me Vaun e Dejës dhe në zonën e shinave të trenit për të rënë në gjurmët dhe kapjen e autorëve.Disa orë më pas policia tha se ka shoqëruar në polici disa persona, mes të cilëve ka dyshime se ndodhen edhe autorët.Për zbardhjen e ngjarjes është marrë në pyetje edhe 30-vjeçari.Burimet thanë se Fation Harusha është djali i xhaxhait të deputetit të PS, Luan Harusha.Një sulm dhe kërcënim me armë u shënua edhe të shtunën në Dajç të Shkodrës.

Zjarr Tv Ad