Një personi në Shkodër i është bërë atentat me armë zjarri, duke e lënë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.50 të ditës së sotme, kur në spitalin e Shkodrës është dërguar një person i plagosur.
Efektivët e policisë të sinjalizuara për ngjarjen, konstatuan se ka mbetur i plagosur me armë zjarri 44- vjeçari Syrri Mehmetaj, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri.
Lidhur me këtë ngjarje janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.
Aktualisht grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.