Pak pas atentatit me një të vdekur dhe një të plagosur në Vlorë, gjendet një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga atentatorët.
Pas ngjarjes ku mbeti i vrarë 22-vjeçari Sotiraq Mëhilli dhe u plagos shoku i tij Aleksandër Mata, 32 vjeç, Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po krehin zonën.
Gjatë kontrollit në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, brenda të cilit janë gjetur dy kallashnikovë, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/ët, po ashtu dhe armët.
Atentati ndodhi rreth orës 01:10 të mëngjesit të kësaj të hëne, në fshatin Poro të Vlorës, ku në rrugë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve Eno Mata dhe Sotiraq Mëhilli të cilët po udhëtonin me motor.
Si pasojë të personat janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari Sotiraq Mëhilli, ndërsa Eno Mata, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili është dërguar për marrjen e mjekimit të nevojshëm në Tiranë.
Mësohet se Eno Mata i cili njihej ndryshe edhe si Aleksandër Mata, dyshohet se është i përfshirë si një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos.