Atentati në bllok për ngacmimin e këngëtares, autori efektiv Komando i ushtrisë

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Identifikohet autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish bllokut në Tiranë.
Autori i krimit mësohet se është efektiv i forcave speciale të ushtrisë në repartin Komando.

Policia ka bërë me dije se autori i krimit është ientifikuar dhe shpallur në kërkim ndërsa po punohet për kapjen e tij pasi ka braktisur në zonën e Kopshtit Botanik motorin e përdorur në ngjarje.
Mësohet se shkak për ngjarjen, ka qenë një ngacmim i kryer në lokal ndaj këngëtares Elvana Gjata. Kjo e fundit mesohet se eshte shoqeruar ne polici ne lidhje me ngjarjen ku eshte marre ne pyetje dhe me pas eshte lene e lire.
Dyshohet se autori i atentatit eshte i aferm i partnerit te kengetares me te cilin Elvana Gjata ka qene ne lokal ne momentin qe eshte ngacmuar nga grupi i personave qe shoqeronin Ervis Martinajn.
Ngjarja:
Të tjera detaje zbulohen nga atentati i ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe të plagosur Ervis Martinaj dhe Laert Hato.
Burime të policisë thanë se në vendin e ngjarjes janë gjetur në vendin e ngjarjes tre armë si dhe janë mbledhur nga hetuesit 9 gëzhoja, çka tregon se ka pasur të shtëna jo vetëm nga një armë.
Këto dhe informacione të tjera të mblehdura edhe nga kamerat e sigurisë ka gjasa që të zbardhin shumë shpejt krimin që tronditi Tiranën.
Po kështu burimet saktësojnë se janë dy të plagosur nga ngjarja. Ervis Martinaj, që u tha se ishte shënjestra pas një ndërhyrjeje në Spitalin e Traumës është transportuar në spital privat ku ruhet me masa të rrepta sigurie

Zjarr Tv Ad