Atentati në Laprakë/ Policia mësyn në banesën e autorit, një javë më parë ngacmoi 17-vjeçaren

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tirana është tronditur mbrëmjen e djeshme, ku një 17-vjeçare është ekzekutuar me plumb në kokë në një atentat, ndërsa është plagosur rëndë një 23-vjeçar.

E një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë,uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar, por 19-vjeçari nuk është gjetur në shtëpi. Sipas policisë, motivi i kësaj ngjarje është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njëri-tjetrin përpara një jave. 19-vjeçari ka ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar.

19-vjecari jeton në Laprakë shumë pranë vendit të ngjarjes. Aktualisht po vijojnë kontrollet nga policia.

Policia dhe Prokuroria po hetojnë edhe për pista të tjera. Po hetohet e shkuara e personave të përfshirë në ngjarje. Konkretisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, pasi adoleshentja ka qenë e lidhur më parë me një person tjetër, ose për shkak të konflikteve të mëparshme që ka pasur 23-vjeçari Erion Bengo (në vitin 2016 është prangosur për shantazh me video intime).

Zjarr Tv Ad