Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër është rëndë në spital.
Alibeaj shkruan se ngjarja e sotme në Milot është tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie përballë krimit dhe bandave.
Sipas tij, këto ngjarje kriminale janë dëshmi e qartë për shqiptarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë të dorëzuar dhe peng i bandave që terrorizojnë shqiptarët.
“Ngjarja e sotme në Milot është tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie përballë krimit dhe bandave. PD ka denoncuar që herët, me fakte dhe dokumente përfshirjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit dhe qeverisë me botën e errët të krimit. Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit jo vetëm konfirmojnë shqetësimin dhe denoncimet tona, por janë dëshmi e qartë për shqiptarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë të dorëzuar dhe peng i bandave që terrorizojnë shqiptarët”, shkruan Alibeaj.