Atentati në Panaja/ “BMW” eci paralel me “BENZ-in” dhe e bëri shoshë me 60 plumba, identifikohen dy viktimat

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy viktima janë regjistruar në atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë në Vlorë, në një atentat me armë zjarri. Makina tip “Benz” e viktimave është qëlluar me armë nga një automjet tip “BMË” pa targa që ecte paralel me ta. Ndërkohë, News24 bën me dije se një prej viktimave është identifikuar si Shpati Lena.

“Dy persona janë viktimat. Njëri prej tyre njihej si “Shpati” në zonën e Vlorës. Shpati Lena nga Vlora dhe një Eduart Xhezo. Shpati Lena ka qenë i përfshirë në një ngjarje për të cilën ka kryer disa vite burg dhe dyshohet se pista kryesore është ajo e hakmarrjes. Ka nisur ekspertiza mjekoligjore”, sqaron gazetari i News24.

Vëllai i viktimës ka qenë i përfshirë në një ngjarje në plazhin e  vjetër të Vlorës ku ka mbetur i vdekur një biznesmen.

Gjithashtu dallohet qartë se autorët janë kujdesur të qëllojnë në xhamin e përparmë të makinë tip “Benz” dhe në anën e shoferit, ndërsa shumë pak predha kanë prekur pjesët e tjera të automjetit, duke lënë të kuptohet se qitësit janë profesionistë. Ndërkohë, në vendngjarja kanë mbërritur edhe familjarë të viktimave për të bërë të mundur identifikimin e tyre.

Zjarr Tv Ad