Atentati në plazh, autori i vrasjes i dënuar me parë për armëmbajtje pa leje

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy nga autorët e dyshuar për atentatin që tronditi të dielën zonën e Plazhit të Vjetër, ku biznesmeni Arben Beqiraj humbi jetën si pasojë e 6 plumbave të marrë në gjoks.

Një prej autorëve të shpallur në kërkim është Eduard Xhezo, i cili rezulton se ka qenë i liruar nga gjykata në shërbim prove pas dënimit me 5 vite burgim për mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Më 17 janar të vitit 2017, Eduard Xhezo është ndaluar nga Policia e Vlorës ne lagjen “24 Maji” të qytetit, pranë ambulancës.

Gjatë kontrollit atij i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me 16 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilin ai e mbante në brez pas pjesës së belit në anën e djathtë.

Asokohe, Xhezo ka deklaruar se armën e zjarrit e kishte gjetur para disa ditësh dhe në atë moment është kapur nga punonjësit e policisë.

Gjykata kishte vendosur paraprakisht dënimin me burg deri në 5 vite, por pas kërkesës së avokatit, Xhezos i është pezulluar dënimi duke e lënë të lirë.

Pikërisht pas vendimit të marrë dy vite më parë, i cili ka liruar Eduard Xhezon, ky i fundit rikthehet në vëmendjen e policisë tanimë si një person i shpallur në kërkim për vrasjen e 40- vjeçarit, Arben Beqiraj.

Policia ka shpallur në kërkim edhe të dyshuarin me iniciale. SH. L, ndërkohë që janë shoqëruar rreth 20 persona për tu pyetur rreth ngjarjes.

Të shtënat e të dielës rezultuan fatale për Arben Beqiraj, i cili ka ndëruar jetë në spitalin e Vlorës si pasojë e plagëve të marra pasditen e djehsme (4 gusht).

Ngjarja në Plazhin e Vjetër në Vlorë ndodhi kur zona ishte e tejmbushur me pushues.

Para të shtënave, pronari i lokalit dhe personat e tjerë patën një konflikt që u mendua se u mbyll, por autorët nuk kanë hequr dorë duke u rikthyer të armatosur rreth orës 19:30.

Shtetasi Arben Beqiraj, 40 vjeç, ishte duke pirë kafe së bashku me djalin dhe nipin e tij , kur ndaj tij është qëlluar me armë. 40 vjeçari është goditur me plumb në kraharor ndërsa djali i tij 18 vjeçar Erges Beqiraj si dhe nipi Nesim Hodaj janë plagosur në këmbë.

Autorët janë larguar me automjetin e tyre në drejtim të pyllit të Sodës në Vlorë në një zonë larg Vlorës, në errësirë për të humbur gjurmët.

Zjarr Tv Ad