Atentati në Shkodër, zbardhet telefonata e fundit e 19-vjeçarit me babin

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Kiras” të Shkodrës, ku u ekzekutua 19-vjeçari Erjon Xhenja.

19-vjeçari ishte në një lokal, ku dy persona u futën brenda ambientit e qëlluan me breshëri plumbash duke e lënë në të vdekur në vend dhe u larguan nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Biseda e fundit e Xhenja ka qenë me babin. Mësohet se babai kishte kërkuar të birit që ta shoqëronte dhe të shkonin në Malin e Zi, por 19-vjeçari nuk kishte pranuar duke thënë se ishte duke pirë kafe.

Hetuesit janë duke marrë në pyetje dëshmitarët që kanë qenë në vendngjarje, për të zbuluar më tepër detaje rreth saj. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e autores.

Zjarr Tv Ad