Pas atentatit në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan se rendin e kanë në dorë kriminelët, pasi ua ka lënë Edi Rama.
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Atentat në zemër të Tiranës! Ligji dhe rendi në duart e krimit!
Të dashur miq, një tjetër atentat, me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak çaste më parë, në zemër të Tiranës, në Komunën e Parisit. Aq inekzistente janë qeveria dhe policia në këtë vend, sa kriminelët nuk pyesin më për asgjë.
Me platformën e Edi Ramës kokën ti hanë njëri-tjetrit, rendin e bëjnë kriminelët dhe vrasësit. Atentatet bëhen kudo, kriminelët nuk kujdesen aspak për detaje e as nuk kanë më frikë nga policia, përkundrazi, policia dhe qeveria licenson aktet e tyre.
Edi Rama dhe ministri i tij familjes Çuçi kane shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurtë për ne dhe fëmijët tanë, një vend ku bandat dhe qeveria nuk kanë më asnjë dallim nga njëra-tjetra.