Avokati i Redjan Rrajës, Besnik Çerekja ka ankimuar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda vendimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ të dhënë nga Gjykata e shkallës së parë për klientin e tij.
Rraja është i vetmi i arrestuar , si i dyshuar për atentatin ndaj Arjan Ndojt dhe dy miqve të tij.
Dy ditë më parë Rraja, u la në qeli nga gjykata, pas provave të paraqitura nga prokuroria. Sipas akuzës, ndaj Rrajës ekzistojnë prova që janë gjetur në makinën e braktisur në Shkafanë të Durrësit.
Fatkeqësisht 7 ditë pas atentatit ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë, shoferi i Arjan Ndojt, Andi Maloku, si pasojë e një komplikacioni në mushkëri.
Kjo bën që edhe Rrajës ti ndryshohet akuza. Policia thotë se ka identifikuar edhe autorin e dytë në këtë atentat i cili është Julian Sulo, i njohur me emrin Juli i Pashakos