Atentati te “Kodra e Diellit”, reagon policia: Gjetëm një automjet që po digjej në Qafë Kashar, janë shoqëruar disa persona

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë pranë Kodrës së Diellit. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Briken Sanaj, 37 vjeç.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 39 vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërkohë lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona në polici.

Po ashtu, në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet, paraprakisht mendohet se mund t’i përkasë autorëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Zjarr Tv Ad