Atentati te liqeni, arrestohet miku i vrasësit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person është arrestuar si i përfshirë në krimin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme tek liqeni artificial, ku humbi jetën Haxhi Baçinozi. Burime nga policia thanë se është vënë në pranga Myftar Pasha, 56 vjeç mik me autorin e dyshuar të vrasjes Islam Myrtaj. Ky i është ende në arrati. 56-vjeçari Pasha akuzohet për mos kallëzim krimi. Krimi i rëndë ndodhi në sy të djalit të Baçinozit mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:15 minuta.

Njoftimi i policisë së Tiranës

Arrestohet një 56-vjeçar për ‘Moskallëzim krimi’ në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Bill Klinton’, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe pronës në DVP Tiranë, arrestuan shtetasin:

  1. P., 56 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në momentin e vrasjes së shtetasit H. B., dyshohet se ka qenë me autorin e vrasjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

 

Zjarr Tv Ad