Athina mbërthehet nga protestat kundër Marrëveshjes së Prespës

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ndërsa qeveria dhe aleatët e saj po bëjnë përllogaritjet për të gjetur votat e duhura, opozita thotë se marrëveshja nuk duhet të ratifikohet dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Protesta e së dielës do të përshëndetet prej personazheve të njohur të artit dhe muzikës greke, si dhe prej Mikis Theodhorakis, muzikanti revolucionar grek 95-vjeçar, i cili e kundërshton fort këtë marrëveshje. Në protestë pritet të marrin pjesë protestues nga i gjithë vendi, madje për këtë qëllim janë marrë me qira më shumë se 3.000 autobusë. Protestës do t’i bashkëngjiten edhe organizata vorioepiriote, ndërsa prindërit e Kostandinos Kacifës, i ekzekutuar më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës gjatë një përleshjeje me armë me policinë shqiprare, njoftuan se do të gjenden në sheshin “Sindagma” me flamurin e të birit, të cilin e quajnë hero të helenizmit. Në të njëjtën kohë, kur grupimet nacionaliste dhe ato të ekstremit të djathtë do të zhvillojnë protestën e tyre në “Sindagma”, pak metra më tutje do të jenë grupimet pro marrëveshjes, të cilët do të protestojnë gjithashtu. Kryesisht ato janë grupet anarkiste dhe komuniste, të cilat janë shprehur pro një marrëveshjeje me fqinjin verior. Policia ka vënë në dispozicion më shumë se 2.000 policë, dronë, helikopterë dhe pompa ujëhedhëse me presion, si dhe ka bërë thirrje për protesta paqësore.

Zjarr Tv Ad