Athinë, mësuesit dalin në protestë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar me përleshje të dhunshme me agjentët e policisë, protesta e mësuesve në Athinë, të cilët kundërshtojnë reformën për punësimet publike që promovohet nga qeveria e kryeministrit Aleksis Tsipras. Kur manifestuesit u përpoqën të thyenin kordonon e policisë para parlamentit të Athinës, agjentët reaguan me gaz lotsjellës.

Një grua mbeti e plagosur, sipas mediave greke. Në qendër të protestave është projektligji për punësimet në sektorin publik. Sipas mësuesve, pas viteve të tëra reduktimesh, ëshët e papranueshme një iniciativë e cila penalizon kolegët më të vjetër në moshë.

Kështu që për herë të dytë brenda një jave mësuesit vendosën të protestojnë para parlamentit grek. Organizatorët e protestës konfirmuan se morën pjesë rreth tre mijë persona, të cilët kërkonin kryesisht kontrata për një kohë  të pacaktuar. Kategoria kërkon më shumë punësime pas reduktimeve si pasojë e krizës financiare që goditi vendin.

 

Zjarr Tv Ad