Athinë, Parlamenti grek ashpërson dënimet për dhunën urbane

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlementi grek votoi sot një reformë të Kodit Penal që përfshin ashpërsimin e dënimeve për dhunë urbane, pas disa ndërhyrjeve policore këto ditët e fundit në Athinë.

Amendamenti u votua kryesisht nga deputetët e maxhorancës qeveritare të partisë Demokracia e Re si dhe nga partia Kinal.

Duke shfaqur sigurinë e vendit si prioritet, maxhoranca qeveritare votoi ashpërsimin e dënimeve për “prishje të rendit publik”, si hedhja e një molotovi, praktikë shumë e përhapur në manifestimet në Greqi.

“Duhen ligje dhe rregulla që qytetarët grekë të ndjehen të sigurt”, konfirmoi në Parlament ministri i Drejtësisë, Kostas Tsiaras duke shprehur kritika për partinë kryesore të opozitës së majtë Syriza të ish-kryeministrit, Alexis Tsipras, i cili e akuzoi qeverinë për autoritarizëm.

Zjarr Tv Ad