Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sprintieri amerikan Christian Coleman është nën hetimin e autoritetit të antidopingut pasi nuk ka plotësuar disa kushte për testet kundër substancave të palejuara.
Nëqoftëse ai del pozitiv në teste rrezikon një përjashtim prej 1 viti nga të gjitha kompeticionet duke humbur dhe Botërorin në Katar si dhe lojrat olimpike në Tokio vitin tjetër.
Ai nuk ka plotësuar kushtin e “vendodhjes”, i cili parashikon deklarimin e vendeve ku atleti lëviz si dhe detaje mbi trajnimin. Coleman ka refuzuar 3 herë këtë kusht ndaj është nën hetim.
Sportisti ka vendosur rekord personal për garën 100 metra, këtë vit me kohën 9.9 sekonda. Koha e tij më e mirë është 9.76 sekonda duke u renditur në vendin e shtatë si më i shpejti në botë.