Atletico ofertë zyrtare për Hysajn, Napoli merr vendimin

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, do të largohet nga ekipi në këtë merkato vere dhe po sheh ofertat që ka. Interesimi për shqiptarin është i lartë, pasi ka shumë klube që e duan mbrojtësin e krahut të djathtë.

Radio Kiss Kiss, e afërt me Napolin, bën me dije se spanjollët e Atletico Madridi kanë depozituar një ofertë zyrtare për shkodranin. Presidenti Aurelio De Laurentiis e ka rerfuzuar menjëherë, pasi nuk e ka bindur.

Hysaj po sheh dhe të ardhmen e Maurizio Sarrit. Ai intrigohet nga ideja e bashkimit sërish me ish-trajnerin e tij. Sarri pritet të lërë Chelsean dhe të marrë frenat e Juventusit. Hysaj e njeh mjaft mirë Seria A, prandaj dhe Juventusi mund ta marrë me dëshirë të Sarrit.

Zjarr Tv Ad