Atmosferat e fundvitit sjellin luhajte çmimesh në tregun e Kukësit dhe Elbasanit

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kukësi cilësohet si një ndër qytetet më të varfëra të vendit, ku dhe atomsfera e fundvitit po shoqërohet me luhatje çmimesh në tregun e këtij qyteti.

Për herë të parë, prej disa vitesh është vënë re se, disa prej artikujve kanë pësuar ulje të konsiderueshme..

Tregtarët ndihen të pakënaqur, pasi fuqia blerëse është shumë e ulët, ndërsa banorët tregojnë se përpiqen ti plotësojnë sipas mundësive.

Në tregun e Kukësit, shumcia prej produkteve janë prodhime vendi, ku sipas tregtarëve çmimet mbeten të arsyeshme.

Gjithashtu, edhe në Elbasan rritja e çmimeve është një fenomen i vjetër. Prefekti i Elbasanit u ka kërkuar të gjitha institucioneve përkatëse që të jenë në terren për të shmangur abuzimet me çmimet.

Sipas drejtorit të AKU, janë kryer 2900 inspektime, nga të cilat 600 masa janë paralajmëruese, ndërsa janë gjobitur edhe 70 subjekte.

 

Zjarr Tv Ad