“Aty je me partinë e Joridës, këtu me të Fridës”/ Rama nga Lezha thumbon Jorida Tabakun

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ishte sot për takim në një prej fabrikave të produkteve të qumshtit në qytetin e Lezhës. Mirëpo si në çdo taktim Rama nuk i lë vend rastësisë. Ai shpesh herë thumbon opozitën dhe personazhe të caktuara të saj.

Këtë gjë bëri edhe sot, teksa pronari i sipërmarrjes po i tregonte kryeministrit rrugëtimin në biznes nga kasollja e parë ku kishin filluar punën në vitin 2008 deri te godina e re aktuale, Rama thumboi deputeten e Partisë Demokraike, Jorida Tabaku.

Pjesë nga biseda:

Biznesmeni: Ajo kasollja aty është kur kemi filluar në 2008-ën. E kemi nis me 30 litra qumësht, më pas u spostum dhe i thash babës që do bëjmë godinën e re.

Edi Rama: Aty është me partinë e Joridës. Këtu është me partinë e fridës. Në rregull je

Postimi i plotë i kryeministrit:

Me një prej mjeshtrave të restoranteve të spikatur të Lezhës, Fredin e “Rapsodisë” dhe familjen e tij punëtore, në Krajnë të Lezhës, ku po rritet edhe falë mbështetjes së AZHBR-së, një sipërmarrje shembullore prodhimesh artizanale 100% bio, e cila ka kontraktuar 300 blegtorë, duke e dyfishuar në vetëm 1 vit kapacitetin e përpunimit nga 2 në 4 ton qumësht.

Kjo sipërmarrje është një miks blegtorësh të vjetër dhe të rinjsh të kthyer nga emigracioni, ku pasioni për punë e fitimet e rritura, dëshmojnë se ky vend është i bekuar për ata që duan të punojnë pa u lodhur.

Zjarr Tv Ad