Aty ku vuan dënimin Tahiri! Kontrolli i befasishëm në orët e vona të mbrëmjes, zbardhen DETAJET çfarë u sekuestrua

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në burgun e Fierit një kontrolli i befasishëm u zhvillua në orën 22:50. Aty ku tashmë vuan dënimin ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kontrollet u kryen në orët e vona të mbrëmjes, duke zënë në befasi të burgosurit.

Drejtoria kishte marrë informacione se brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ka lëndë narkotike dhe mjete të tjera të dyshimta.

Në qeli dhe në ambientet e palestër u zbulua lënda narkotike, ndërsa në qeli u zbulua sharre e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi.

NJOFTIMI:

Drejtoria e Burgjeve kontroll në IEVP Fier, gjendet lëndë e dyshuar si narkotik Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi dje rreth orës 22.50 një operacion në IEVP Fier pas informacioneve të marra në rrugë operative se brenda institucionit mund të kishte depërtuar lëndë narkotike. Aksioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve në krye të dy grupeve të forcave operacionale. Pas kontrollit të disa dhomave banimi dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike. 13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër. Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.

Zjarr Tv Ad