‘Audio-përgjimet’ e Veliajt/ Tabaku: Ajo që dëgjuat është gjuha e vërtetë e kryebetonierit

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me debatet për zgjedhjet në FSHF dhe skandalin me audio-përgjimin e Erion Veliajt. Sipas Tabakut, si çdokush që ka uzurpuar dhe nuk ka fituar atë pozicion Veliaj po tregon se sa larg adeteve dhe sjelljes prej qytetari është ai.

‘Fyerjet dhe kërcënimet e tij drejtuar figurave të nderuara të qytetit të Tiranës dhe që kanë nderuar me mundin dhe djersën e tyre bluzen e Tironës  tregojnë se sa larg të qenurit i pari i Tiranës është ai njeri.

Si çdokush që ka uzurpuar dhe nuk ka fituar atë pozicion ai po tregon se sa larg adeteve dhe sjelljes prej qytetari është ai.

Fyerjet dhe kërcënimet që i ka drejtuar ndaj atyre janë tregues i qartë i hipokrizisë së tij të thellë që e ka karakterizuar prej kohësh. Të mendosh që pak ditë më parë ai gjoja postoi një foto të gëzuar me figurën e nderuar të Sul Memës, familja e të cilit ka dhënë shumëçka për këtë qytet e atë fanellë. E vërteta në fakt paska qenë se ai ka fyer Memën njësoj si shumë të tjerë.

Në fakt, këto sulme dhe linçime janë shenja e noterisë të asaj që Veliaj i ka bërë qytetit. Njeriu që kërcënon është në fakt qytetari që ka shkatërruar fushat e futbollit në Tiranë duke ngritur pallate betoni.

Shenja të një njeriu që megjithëse ka në CV shkollimin jashtë nuk beson as tek demokracia dhe as tek institucionet e pavarura por përdor SPAK dhe Prokurorinë si qen sulmi ndaj atyre që ai i sheh si kundërshtarë.

Sjellja e tij dëshmon dhe mentalitetin që ka ai dhe forca e tij politike. Siç edhe u dëgjua, Veliaj dhe socialistët duan që çdo pushtet në Shqipëri të jetë nën hyqmin e tyre.

Për pushtet ata janë të gatshëm të shkatërrojnë, poshtërojnë, kërcënojnë dhe të arrestojnë këdo qoftë dhe me pa të drejtë.

Kjo është në fakt mënyra se si ato kanë manaxhuar të fitojnë me padrejtësi dhe me përdhunë çdo pushtet politik në vend.

Prandaj sot është më e rëndësishme që të ngrihemi kundër kësaj sjellje arrogante dhe prepotente të një njeriu që i ka vjedhur qytetit bukurinë, i ka shkatërruar historinë, e ka plaçkitur nga burimet natyrore për t’u pasuruar dhe për të pasuruar njerëzit si ai.

Tirona është e urtë por jo e pastërvitur për të larguar udhëheqës të tillë, shumë shpejt ai do ta marrë mësimin e tij pikërisht nga qytetarët e kësaj Tirone që kërcënon dhe shantazhon kaq paturpërsisht.‘

Zjarr Tv Ad