Audio-përgjimi i Erion Veliajt, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama: Unë i neveris…

0
494
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me publikimin e pyetjeve të radhës të pyetësorit të Këshillimit Kombëtar që do t’i përgjigjen gjithë qytetarët shqiptarë.

Pikërisht në postimin që ka bërë sot, një qytetar e pyet edhe në lidhje me një audio-përgjim që po qarkullon për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Pas pyetjes provokuese të qytetarit, Rama jep një përgjigje të prerë.

“Une i neveris pergjimet e bisedave mes njerezve qe flasin ne nje mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren per baze asnjehere askund, as si prova fajesie as si prova vertetesie, sepse tjeter konteksti i nje komunikimi informal pa dorashka, tjeter konteksti i shfaqjes publike se nje pergjimi, prandaj edhe as nuk e kam degjuar fare dhe as kam ndermend ta degjoj, keshtu qe meqe te dhashe tere kete shpjegim tani te lutem plotesoje pyetesorin me opinionet e tua duke klikuar https://keshillimikombetar.al/”, i përgjigjet kryeministri Edi Rama.

Zjarr Tv Ad