Aurel Plasari tregon mesazhin kërcënues, ja pse akuzon Edi Ramën

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku i njohur Aurel Plasari ka publikuar në profilin e tij në facebook kërcënimin që i ka ardhur në adresë të tij, nga i njëjti person që thuhet se kërcënoi sot edhe kreun e KQZ-së, Klement Zguri, pasi ky i fundit kërkoi hetim administrativ për mbushjen e kutive në mënyrë fiktive nga Rama dhe të tijët më 30 qershor.

Në mesazhin në adresë të akademikut Plasari, personi i identifikuar me emrin Emiljano Pjetri e pyet: Sa vajza ke?.

Akademiku Plasari i ka dërguar edhe një mesazh ministrit të Brendshëm Lleshaj që ta ruajë mirë gazin, ndërsa bën përgjegjës Edi Ramën që e lidh me frymën që përgatiti 30 qershorin.

‘KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN

Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.

Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës. fb a.p.”, shkruan Plasari

 

Zjarr Tv Ad